KORCE, 11 janar 2014  – Pak javë pas arratisjes spektakolare të 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, parandalohet arratisja e dyte nga ky burg. Një grup kontrolli i mberritur nga Tirana mbremjen e djeshme,  ka gjetur 3 sharra hekuri në sektorin e paraburgimit.

Policia bën të ditur se sharrat u gjetën në qelite  ku qëndrojnë 3 te burgosurit që akuzohen se kanë ndihmuar Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit, Elvis Lami, Olsi Maci dhe Altin Macini. Keta persona ne qeli dispononin edhe 3 telefona celulare. Policia dyshon se ata po planifikonin një tjetër arratisje. Vijojne hetimet per menyren se si jane futur keto sende ne burg.