30 dhjetor 2014 – Zlatan Ibrahimovic është një apasionuar i madh pas gjahut dhe po i shfrytëzon ditët e tij të pushimeve në Suedi duke praktikuar hobin e tij të preferuar. Sic bëjnë të ditur të përditëshmet suedeze në seksionet e tyre të sportit, Ibra nuk është një vrasës vetëm me topin ndër këmbë por edhe kur del për gjah, pasi ka vrarë me të shtënën e parë një dre brilopatë që peshonte rreth 500 kilogram. Në Suedi gjuetia është e ligjshme por kjo nuk i ka penguar shoqatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve të hidhen me akuza të forta në drejtim të Zlatan, që ndërkohë ka marrë edhe një këshillë të cuditshmne nga e përditëshmja Aftonbladet.
E përditshmja suedeze duke analizuar oshilacionet e sezonit të fundit të Zlatan te Psg për shkak të dëmtimit, i këshillon kampionit që të ndryshojë atmosfderë duke u larguar nga Psg, e madje i jep edhe këshillën për destinacionin e mundshëm, duke i sugjeruar Romën në Serinë A. Sipas AftonBladet Roma do të ishte një vend ideal për Ibrën që të mbyllte karrierën pasi Seria A e burrëroi dhe aty tifozët e kanë dashur gjithmonë. Por jo vetëm kaq, pasi sipas gazetës skandinave Francesco Totti ka patur gjithmonë shumë respekt për Zlatan.
AftonBladet përjashton kategorikisht Premier League si një mundësi për Ibrën pasi kampionati anglez do te kishte qene nje vend ideal per te 6 apo 7 vjet me pare por jo me tani ne moshen 33 vjecare ndersa shton se edhe pse në Itali, aktualisht nuk qarkullojnë shumë para, por Ibra tani është një lojtar shumë i pasur dhe mund t'i surprizojë të gjithë duke zgjedhur një destinacion që nuk garanton rritjen astronomike të llogarisë së tij bankare.





