Në Itali po shtohen se zërat se Antonio Conte do të largohet nga Interi pas një sezoni. Deklaratat e tij të fundit pas mbylljes së sezonit treguan krisje mes teknikut zikaltër dhe klubit italian.

Raportimet mediatike kanë nxjerrë në dritë dy emra që mund të pasojnë ish-trajnerin e Juventusit, Çelsit dhe Italisë në pankinën e Interit. “Tuttosport” dhe “Fcinternews” bëjnë me dije se ish-trajneri i Totenhemit, Mauricio Poketino konsiderohet si kandidat për të drejtuar Interin në sezonin e ri.

Fillimisht, u përmend emri i Masimiliano Alegrit, i cili mund të kontaktohet nga drejtori i klubit Xhuzepe Marota.

Në anën tjetër, Poketino është shprehur i hapur për drejtuar klube të mëdha në Itali, Spanjë dhe Angli. Antonio Conte mund të largohet në dakordësi me Interin, por e ardhmja e tij do të qartësohet njëherë e mirë në ditët e ardhshme.