Bayern Munich është ndër arsyet kryesore pse Milan i frikësohet humbjes së portierit Mike Maignan në vitet e ardhshme.

Kuqezinjtë aktualisht kanë kontratë deri në vitin 2026, por dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin me francezin për të shmangur interesimin e ardhshëm nga klubet e mëdha.

Kontrata deri në vitin 2026 nuk është shqetësim për Bayernin, që po kërkon një pasardhës afatgjatë të Manuel Neuer.

“Nuk është koha e duhur për të folur për rinovimin”, tha Mike Maignan, numri një i padiskutueshëm i Milanit, një muaj më parë.

Megjithatë, diçka duket se ka ndryshuar. Ka pasur kontakte fillestare mes dy palëve: dëshira e përbashkët është të ecin përpara. Por nuk mungojnë pengesat.

Francezi është ngacmuar nga Bayern Munich dhe ka kërkuar një rrogë 8 milionë euro, si një “top player”.

Duke pasur parasysh të gjitha gjërat, gati trefishi i pagës aktuale prej 2.8 milionë euro. Ndoshta shumë për arkat e kuqezinjve.

Drejtuesit e “Djallit” synojnë ta mbajnë atë për një kohë të gjatë, edhe nëse është e pamundur të përkufizohet francezi si i patransferueshëm.

Përballë ofertave tunduese, siç ndodhi për Tonalin verën e kaluar, Furlani do të detyrohej të ulej në tavolinë.

Sigurisht që çmimi që Milani kërkon për 28-vjeçarin nuk është më pak se 100 milionë euro.

Nën këtë shifër as që do të flitej për negociata: ky ishte në fakt mesazhi i dërguar drejt Chelsea-t verën e kaluar.

Sidoqoftë, në qershor 2024, Bayern Munich mund të trokas te Milani, pasi e ka përfshirë Maignan në listën e blerjeve të mundshme për postin pas Neuer.