“Jam mirë, jam e bindur që kjo që më ka ndodhur, siç ka ndodhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, është shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel teksa ka folur për herë të parë për shëndetin e saj.

Udhëheqësja gjermane krijoi jo pak shqetësim me gjendjen e saj shëndetësore, pasi e zunë të dridhurat dy herë brenda pak ditësh, gjatë dy ngjarjeve publike.

Dhe sigurisht gjatë samitit G20, të zhvilluar sot me liderët botërorë, Merkel nuk i është shmangur dot pyetjes së gazetarëve, të cilët kanë kërkuar të dinë rreth shëndetit të saj.