Në rrugët e Kinës janë vendosur drita të posaçme për të lejuar këmbësorët që kanë kokat e tyre të ulura drejt telefonit, të vërejnë kur hapet semafori për ta.

Sinjalet janë ndërtuar në tokë, duke bërë të mundur që këmbësorët t'i shohin me sytë e tyre.

Dritat LED janë transparente dhe të papërshkueshëm nga uji, si dhe të anuara në 45 gradë.

Tifozët e pasionuar të smartfonëve, të njohur edhe si 'njerëz me kokë poshtë', do të mund t'i shihnin ato rreth një metër larg.