Drita Ziri rrëmben kurorën e Miss Shqipëria 2022.

Më e bukura mes vajzave shqiptare u përzgjodh mbrëmjen e të dielës në eventin më të madh të bukurisë Miss Shqipëria 2022. Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.

Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria mbajti vulën e producentit Petri Bozo. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.

Në natën përmbyllëse nuk munguan surprizat dhe të ftuarit, duke elektrizuar një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare.