Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, deputeti me origjinë shqiptare, Dritan Abazović komentoi incidentin e mbrëmshëm në Mal të Zi. Ai dënoi me forcë konfliktet e mbrëmshme dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të bëjnë paqe.

Në një konferencë për shtyp ai tha se do të kishte kohë për të festuar, për t’u ulur në shtëpi dhe se konfliktet do t’i shkonin për shtat vetëm qeverisë në largim. Abazoviç tha se nuk kishte kompromise me interesat kombëtare të Malit të Zi.

“Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe as Shqipëria e Madhe. Njerëzit që provokojnë duhet të ndalojnë së bëri atë. Duhet të jemi të denjë për vullnetin e qytetarëve” nënvizoi Abazoviç.

Ndër të tjera Abazoviç beson se Mali i Zi do të zhvillohet si një shtet civil dhe bëri thirrje pakicës të mos ndihen të kërcënuar. Ai tha se ndryshimet po ndodhin në të gjitha vendet, përfshirë Malin e Zi.