DURRËS, 2 nëntor 2014–  Dritan Arapi 38 vjeç, pronar i firmës Arapi Construzioni Generali, mori pafajësinë nga Gjykata e Apelit e Venecias. Arapi ishte dënuar me një vit burg nga Gjykata e Bellunos, për një aksident me pasojë vdekjen e punëtorit Florenc Plaku, 28 vjeç. Vdekja ndodhi aksidentalisht në një kantier rikonstrusioni të Spiatlit të Bellunos, ku firma e Dritanit ishte nënkontraktore. Gjykata e Apelit e Venecias pasi rishqyrtoi faktet i dha pafajësi të plotë Dritan Arapit, pasi ai i kishte marrë të gjitha masat, që parashikonte ligji për evitimin e aksidenteve në punë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/