Një ditë pas bërjes publike të lajmit për përjashtimin e tij dhe të këshilltarit tjetër të PD, Arlind Boshku , ka reaguar për “DurrësLajm”, kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë, Dritan Burgija.
Ai u akuzua një ditë më parë, nga sekretari i përgjithshëm i partisë Flamur Noka për përfitime personale nga bashkia dhe se ka punuar për PS.
Por a lidhet mosangazhimi i tij në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025 me qejfmbetjet, që Burgija mund të ketë pasur pas mospërfshirjes së emrit të tij në listat e kandidatëve për deputetë?
Në përgjigjen e tij, Burgija zbulon detajet e një takimi me Berishën, pikërisht një ditë para daljes së listës.





