TIRANË, 9 korrik 2013 – Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajti.
Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 7 gusht 2009 edhe në seancës e sotme këmbënguli se efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij, konkretisht F.G.
Dajti i tha trupës gjykuese se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine teksa ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme do të flasë dhe për vrasjen e efektivëve të policisë në Tropojë.
Sipas Dajtit ish-shefin i grupit drejtues per kapjen e tij Arjan Muça ka gisht ne vrasjen e policeve ne Tropoje.
Pas largimit nga salla të Dajtit, pala mbrojtëse nuk e vijoi mbrëmjen por u largua, duke bërë që seanca të dështojë sërish.





