TIRANE, 8 prill 2013– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot Sokol Ngjecin si avokat kryesisht për mbrojtjen e Dritan Dajtit.

Në seancën e sotme gjyqësore u vendos gjithashtu që seanca e radhës të zhvillohet më 12 prill dhe se  gjyqi do të vazhdojë edhe nëse në sallë nuk do të jetë vetë i pandehuri Dritan Dajti.

Ndërkohë më herët Dritan Dajtiu largua nga salla pasi kërkoi të mos vazhdonte gjyqi ndaj tij pa avokat mbrojtës.

Në seancën e sotme gjyqësore ishte e pranishme edhe një dëshmitare e prokurorisë e cila u shpreh e revoltuar në lidhje me shtyrjet e një pasnjëshme të seancave gjyqësore.

“Kam ardhur dhjetra herë në seancat gjyqësore dhe sa herë kam ardhur, seancat janë shtyrë. Mos më sillni më policë tek dera e shtëpisë” është shprehur dëshmitarja Alma Peri.

Dritan Dajti akuzohet se në datën 7 gusht të vitit 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.