Dritan Dajti është transferuar nga burgu i Peqinit në spitalin e burgut në Tiranë pasi është prekur nga Covid-19. Burime të sigurta për Top Channel bëjnë me dije se në brendësi të spitalit të burgut në Tiranë ka plan masash të shtuara.
Sipas burimeve të njëjta, drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i referon policisë së shtetit se ka mundësi të përpilohet një plan arratisje për Dritan Dajtin, i cili nga shkalla e parë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gushtin e vitit 2009.
Ndërkohë që, Gjykata e shkallës së dytë e lehtësoi ndjeshëm, nga burgim të përjetshëm e dënoi Dritan Dajtin me 25 vite burgim.
Kjo çështje që prej prillit 2019 gjendet në Gjykatën e Lartë, ende nuk është një status i saktë se çfarë vendimi do të merret mbas rekursit të prokurorisë.
Burimet thonë se informacioni i rezervuar dhe sekret i është përcjellë por nuk bëhet i ditur plani i arratisjes. Ndërkohë që në spital ka prani të agjentëve të krimeve dhe forcave të posaçme, të cilat merren me mbiqkyrjen, për të parandaluar një arratisje të mundshme.





