Janë një nga çiftet e njohur të ekranit të cilët nuk e kanë rrëfyer më parë njohjen e tyre.
Por të ftuar në emisionin e gazetares Rudina Magjistari, gazetarja RudinaXhunga dhe publicisti Dritan Hila kanë rrëfyer sesi janë njohur dhe dashuruar. Hila u shpreh se në fillim Xhunga e kishte ftuar në emisionin e saj dhe se takimi i tyre kishte qenë i çuditshëm. “Rudina më mendonte se isha 60 vjeç unë. Po kur më pa më tha: ‘Pse ti qenke Dritani’”.
Pas disa takimesh bashkë Dritani ishte dashuruar me Rudinën.
“I propozova një libër për të lexuar. Pastaj nuk u takuam më dhe hodha hapin për të pirë një kafe me të. Vazhduam të takoheshim deri sa i propozova një ditë poshtë shtëpisë së saj.
Pasi i propozova Rudina më tha: ‘jam pak si dhi e egër unë kështu që do mendohem’”, – rrëfeu Dritani. Më pas ai tregoi se gazetaren e njohur e kishte prezantuar edhe tek nëna e tij, pasi e kishte ndarë mendjen se do të martohej me të.





