Një tjetër përplasje po shënohet në radhët e Rilindjes vetëm pak orë para se Rama të dorëzojë listat e kandidatëve për deputet.

Dritan Leli ka refuzuar ofertën e Ramës për të lënë bashkinë e Vlorës dhe për t’u bërë pjesë e listave.

Duket se ky refuzim do të ravijëzojë një tjetër luftë midis tij dhe Ramës, që kërkon ta heqë nga Vlora, për shkak të sondazheve që e nxjerrin dobët. Kërkesa për largimin e Lelit nga kryetar bashkie në Vlorë ka ardhur pas kërkesës së drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri që mbështet figurën e Afrim Qendros.