7 shkurt 2015 –  Karabinierët e Pavias arrestuan Dritan Lulën, 38 vjeç pas një pune të gjatë e të vështirë operative. Dritani ka shumë precedentë penalë në Itali për vjedhje dhe narkotikë. Ai u ndalua nga karabinierët, ndërsa po ngiste një makinë AUDI A 3.

Gjatë kontrollit të makinës poshtë sediljes së prapme i gjetën 10 pako me marijuanë me peshë 5 Kg.  Kur i kontrolluan banesën i kapën në papafingo 8 canta të mëdha me rreth 150 Kg. marijuanë. Një një kuti këpucësh karabinierët zbuluan 1 Kg. kokainë të pastër. Droga e sekuestruar ka vlerë rreth 2 milion euro me çmim pakice.

Në banesë iu gjetën edhe një armë gjahu pa leje, një pistoletë Glock 19, e vjedhur pak kohë më parë në zonën e Pavias si edhe dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm për armë brezi e supi. Pas arrestimit, Dritani u dërgua në Burgun e Pavias.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/