GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj Dritan Rexhepit, i cili u ekstradua nga Turqia para 3 ditësh dhe akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhepi nuk ka pranuar të flasë para trupit gjykues për akuzën e ngritur nga SPAK.

Pasi gjykata konfirmoi gjeneralitetet, i konfirmoi masën “arrest në burg”, 44-vjeçari deklaroi se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të lejuar Rexhepin të njihet me aktet e procesit të zhvilluar deri tani.

Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 24 Janar.

Kujtojmë se Rexhepi u ekstradua të mërkurën nga Turqia nën masa të rrepta sigurie. Nga Rinasi ai u dërgua nën shoqërimin e forcave RENEA pranë burgut 313 në Tiranë.

I shumëkërkuari u arrestua në 10 Nëntor të vitit 2023 në një kompleks vilash në periferi të Stambollit.