Në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u prezantua sot drejtori i ri, i sapoemëruar në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama. Ai është Dritan Sejko, i cili deri tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të Hipotekës Tiranë. Sejko zëvendësoi në këtë detyrë Isuf Shehun, i cili e mbante këtë post që prej muajit shkurt të këtij viti.

Në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri të AKU-së, ishte i pranishëm dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili duke falënderuar Shehun për punën e tij në këto 7 muaj e duke pranuar dorëheqjen e tij për arsye personale, i uroi Sejkos suksese në vazhdimin e ecurisë së AKU-së.