Ajo që ndodhi këtë të premte në Lushnje ishte shumë e rëndë. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa ka shkaktuar dëme në një vijë ajrore prej dy kilometrash në Lushnje.

Në foto shihet edhe një banese e cila është shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm që la të vdekur babë e bir dhe disa të tjerë të plagosur.

Dyert, dritaret dhe orenditë janë dëmtuar totalisht si pasojë e ngjarjes. Fuqia e shpërthimit ka shkulur dritaret dhe dyert, duke i hedhur në mes të banesës.

Në këtë shtëpi jetonin tetë persona, të cilët kanë treguar se në momentin e shpërthimit kanë qenë në banesë.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, asnjëri prej tyre, por e kanë ndjerë tronditjen e fortë.

Familjari tjetër ka deklaruar se janë dëmtuar edhe ndërtesa, kryesisht fasada e jashtme.