Përpos flakëve e tymit, në një moment protesta e opozitës së bashkuar kishte një tjetër pamje. Protestuesit kanë ndezur dritat e telefonëve të tyre,duke ndriçuar Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Një gjë të tillë, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë si "protesta e dritave".  "Ato janë dritat e shpresës për të ardhmen" bërtiste zëri i drejtuesit të protestës me megafon.

Megjithatë, flakët vijojnë të jetë aktive në dyert e Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën më herët molotov. Në mënyrë të vazhdueshme ata hedhin tymuese, gurë e flakadanë.

Nga ana e saj policia hodhi gaz lotjellës për të zbrapsur protestuesit, të cilët çanë kordonin. Policia u bën thirrje vazhdimisht protestuesve dhe organizatorëve të shmangin aktet e dhunës.