12korrik 2015 – Janë martuar prej 50 vitesh dhe përgjatë gjysmë shekulli çifti ka qenë i pandarë. Më 4 korrik të vitit 1965, Dritëro Agolli, atëherë 32 vjeç u lidh në martesë me Sadijen, 21 vjeçe. U betuan në atë kohë që do të ishin bashkë deri në vdekje. Gazeta “Panorama” boton sot historinë e çiftit të artistëve, në rrëfimin e Sadije Agollit. Gruaja e fortë e këshilluesja e shkrimtarit të madh thotë se Dritëroi po përgatit një vëllim me poezi, me rastin e 50-vjetorit të martesës. Dedikimi është për të, Sadijen. Të dy janë njohur në dasmën e Ismail Kadaresë dhe Helenës, në vitin 1963 dhe dy vite më vonë vunë kurorë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/