28tetor 2015 – Mediat italiane zbulojnë detaje të tjera në lidhje me bandën e trafikut të drogës. Sipas tyre, droga e trafikuar në shtetin fqinj, blihej në Turqi 5 mijë euro për kilogram dhe shitej shumë herë më shumë, duke pasur parasysh se vlera e shitjes me pakicë është 40.000 € për kilogram (40 euro për dozë).

Mediat italiane theksojnë se të gjitha paratë kesh transferoheshin në Shqipëri dhe riinvestoheshin në blerjen e sasive të tjera të drogës apo në pasuri të patundshme. Gjatë operacionit u kapën 76.700 euro, edhe 17 mijë franga zvicerane. Dy krerët e bandës janë identifikuar si vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri, pronarët e kompleksit “Golden” në Pjezë të Shijakut. Këta janë në kërkim, ndërsa aktualisht janë arrestuar 16 persona, dy në Tiranë dhe 14 të tjerë në Itali.

Të arrestuar

Në Tiranë

Gentian MECOLLARI, 31 vjeç

Klevis SENA, 26 vjeç

 

Në Itali

Kastriot RIZAJ , 34 vjeç

Hajri BALLA 52 vjeç

Algen BUSHI, 32 vjeç

Martin SINANI, 32 vjeç

Alket PLAKU, 38 vjeç

Ermal DORDA, 30 vjeç

Durim VISHKURTI , 35 vjeç

Sokol COTA, 39 vjeç

Ardit KURTI 32 vjeç

Fisnik KUCI, 30 vjeç

Shahin MECOLLARI, 28 vjeç

Armando SHERKO , 29 vjeç

Gerald HAXHIAJ, 28 vjeç

Erion CULLHAJ 27 vjeç

/portali DurresLajm/