22 nëntor 2014 – Droga i ka marrë jetën nipit të aktores Sharon Stone. Gjatë një interviste ajo është shprehur se lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet që kanë fëmijë, të cilët po luftojnë me drogën. Raportohet se djali i vëllait të saj është gjetur i pajetë në banesën e tij në Hollywood. Sipas mediave amerikane, 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një overdoze heroine. Sharon Stone është njoftuar për humbjen e nipit të saj teksa ishte duke xhiruar skenat e filmit "Life on the Line”, ku interpreton përkrah John Travoltës. Për “Us Weekly” aktorja ka thënë se: “Colin ishte një djalë tepër i talentuar, por për fat të keq ishte viktimë e një vesi më i fortë se ai. Do të na mungojë shumë. Lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet që kanë fëmijë, të cilët po luftojnë me drogën”.
Droga i merr jetën nipit të Sharon Stone
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpresë për pacientët me Parkinson, terapia e re staminale rrit sinjalizimin e dopaminës në tru!
“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari
Po përjetoni një ndarje të dhimbshme? Ja 3 këshillat që duhet të ndiqni për të kapërcyer këtë etapë të vështirë





