Pas publikimit të artikullit nga Agjencia franceze e lajmeve AFP, ku përmendej çështja e prodhimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, ka reaguar ashpër kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon duke u shprehur se kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huseinit që fliste me gjuhen e Ali Kimikut, ministrit propagandës.

POSTIMI I PLOTË

AFP foli, Ali Kimiku-kryeminister i Shqiperise nuk degjon nga veshet.

AFP-Agjensia France Press thote qarte se droga po minon integrimin europian te Shqiperise.

Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit jane bere njesh me njeri tjetrin.

Kete e thote e gjithe media me autoritare e botes.

Po kjo qeveri sheh vetem ERTV, njelloj si Iraku i Sadam Huseinit, qe fliste me gjuhen e Ali Kimikut ministrit te propagandes, qe thoshte se Sadami po fitonte luften nderkohe qe ushtaret clirimtare amerikane po e arrestonin.

Ne e kemi Ali Kimikun tone ai eshte kryeministri dhe ERTV.

AFP megjithese ka nje autoritet boteror te jashtezakonshem po rrezikon shume qe Ali Kimiku -kryeminister i kazanit te droges, ta shpalle edhe AFP si media kazani.