Kapjen e një sasie droge në autobusin ku udhëtonin 40 të rinj të FRESSH-it, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si gjenerata tjetër socialiste kanabiste e narkomanit Edi Rama!

Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Berisha nuk ngurroi të komentojë në Facebook-un e tij duke thënë se trafikun e drogës e udhëhiqte nënkryetari i FRESSH-it, Artur Micko.

“Për të udhëhequr trafikun, Edvin Kristaq Rama kishte ngarkuar direkt më të besuarin e tij në FRESSH, nënkryetarin e FRESSH-it, njëkohësisht Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, djalin e Gjykatësit të Kostandinit të partisë, që si xhelat i 5 viktimave, me urdhër të Ramës nuk mori dënim të përjetshëm”, shkruan Berisha.

Më poshtë statusi i tij i plotë: