Ndonëse i biri u dënua me burg për 613 kg kokainë të kapur në kontenierin me banane në vitin 2018, babai i Arbër Çekajt ka vijuar aktivitetin e eksportit nga Amerika Latine.
Firma e eksportit nga Ekuadori është hapur në po të njëtat ambiente në Maminas ku u kap dhe 3 vite më parë sasia rekord e kokainës që vinte nga Kolumbia.
Ndryshe nga kompania “Arbi Garden”, kësaj radhe i ati e ka quajtur “ECOALMAX”. Policia sekuestroi rreth 49 kg kokainë në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori.
Burimet zyrtare njoftuan mëngjesin e sotëm se nuk japin detaje të tjera rreth personave që fshihen pas ngarkesës së fjalë, për arsye hetimore.





