ITALI, 30 mars 2013 – Një Citroen C3, me dokumenta të një kompanie siçiliane, është përdorur për të transportuar drogë.

Pas një aksioni të gjerë policor nga Shqipëria, Catania dhe Ragusa janë zbuluar nga efektivet e Guardia di Finanza të Catanias 34 kg marijuanë. Informacioni për lëndën narkotike iu percoll italianeve nga koleget e tyre shqiptare. 

Makina e dyshuar ishte parkuar një natën më parë në Ragusa, në territorin e Lentinit. 

Pas pak minutash në vendin e pikasur vjen një Mercedes me tre njerëz brenda saj. Siçiliani 50 vjeçar Michele Guglielmo Magro qe ndodhej ne automjetin tip Citroen u drejtua drejt Mercedesit ku brenda ndodheshin dy shqiptarë, Ermand Hysenaj, i moshës 26 vjeç dhe Gazmend Bregaj 35 vjeç. Ne kete moment kane nderhyre karabinieret qe ndaluan siçilianin, nderkohe qe shqiptaret që ndodheshin brenda në Mercedes u nisën fluturimthi për në Sirakuzë. 

Ta nuk iken shume larg sepse menjehere me pas u ndaluan nga agjentet e policise. Në bagazhin e makines Citroen që drejtohej nga Magro janë gjetur 34 kilogramë drogë. Pas kontrollit te ushtruar ne shtëpinë e sicilianit është gjetur një tjetër sasi droge prej 1 kg, e futur ne qese. 

Të arratisurit që ndodheshin brenda në makinën Mercedesit u ndaluan në Avola. Margo, Hysenaj dhe Bregaj u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Sirakuzës. Të tre te ndaluarit akuzohen për posedim dhe trafikim droge.