Policia e Shtetit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra 3 zyrtarë policie në Përmet, një ditë pas gjetjes së mbi 11 tonëve kanabis sativa në njërën nga 3 ish-depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
Gjithashtu, 4 zyrtarë të tjerë të policisë janë nën hetim disiplinor për shkelje të rregullave.
Ndërkohë, dy prej administratorëve të këtyre depove janë arrestuar, konkretisht Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, Ismail Saliu, 61 vjeç. I ndaluar rezulton edhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç.
Droga e fshehur në depon në fjalë ishte e ambalazhuar në thasë plasmasi dhe e gatshme për t’u trafikuar. Ndalimi i shtetasve u bë pasi hetimet e provave të grumbulluara çuan në konkluzionin se ata i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë.
Droga shkarkon 3 zyrtarë policie
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…
Moderatorja sportive në një romancë me yllin e Juventusit? Eva Murati ‘trazon’ mediat italiane
“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri
Medvedev: Nëse Trump vazhdon “kursin e tij paranojak”, do të shpërthejë Lufta III Botërore





