Është konfirmuar dënimi me 15 vite burg për Moisi Habilajn. Gjykata e Apelit në Catania ka vendosur të lërë të pandryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke mos bërë asnjë tolerim nga 15 vitet e dënimit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, që pohojnë se në procesin e shkallës së parë Habilaj kishte vendosur të fliste përpara gjykatës duke pranuar disa akuza, por duke mohuar çdo përfshirje të mundshme në veprimtari, të kushëririt të tij Saimir Tahiri.
Nga fundi i majit, Moisi Habilaj ka dalë burgu pasi kishte kaluar pas hekurave 954 ditë. Që prej disa muajsh, Habilaj është në arrest shtëpie në banesën e një kushëriri të tij në zonën e San Micheles.





