Tiranë, 23 maj 2014 – Policia shqiptare do të nisë ditën e hënë një aksion të zgjeruar për asgjësimin e lëndës narkotike. Aksioni përfshin monitorimin e vendit me avionë për identifikimin e zonave ku kultivohet drogë.
Avionët që do të monitorojnë të gjithë territorin e Shqipërisë janë vënë në dispozicion nga policia italiane. Ndërkohë krahas avionëve në terren do të jenë të angazhuara edhe Forcat Speciale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





