Pronari i një lokali në Boboshticë ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni gjatë natës së djeshme në Korçë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se u arrestua shtetasi R.K, në lokalin e tij në Boboshticë.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij, mësohet se të arrestuarit i është gjetur drogë, si edhe armë të ftohta dhe municione luftarake.

Të arrestuarit i janë sekuestruar mbi 100 mijë euro.