13shtator 2015 – Drejt Greqisë drogë në formën e çokollatës, arrestohen 4 trafikantët. Droga ishte fshehur në një makinë “Skoda”, e nisur drejt shtetit grek. Policia e Fierit zhvilloi aksionin e koduar “Kasnica”, duke arrestuar 4 vetë dhe shpallur në kërkim një tjetër.

“Ky grup pasi grumbullonte lëndën narkotike Cannabis Sattiva, kryesisht në formë çokollate në sasi të vogla 1 deri 3 kg e transportonte atë drejt Greqisë sipas porosive që bëheshin nga persona të ndryshëm (shqiptarë) me banim në shtetin grek”, bëri të ditur policia.

Të arrestuar

1.Nardi Meçaj, 28 vjeç, banues në Cakran, Fier.

2.Gazmend Seati, 23 vjeç, banues në fshatin Kasnice, Patos.

3.Oriol Begaj, 33 vjeç, banues në lagjen "Kastrioti", Fier.

4.Haxhi Beraj,34 vjeç, banues në Patos.

Në kërkim

Florian Hysaj, 23 vjeç, banues në Cakran, Fier

/portali DurresLajm/