Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga nën akuzën e  kultivimit të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Krujës bën me dije se në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• A. M., banues në Tiranë.

Më datë 16.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Krujë, në fshatin Kameras, në breg të lumit u konstatua një sipërfaqe toke me fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 60 fidanë të dyshuara  të llojit kanabis sativa;

• 55 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa;

• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa;

• një pushkë model 63.

Shtetasi i arrestuar kishte përshtatur një ambient për të qëndruar, në tokën ku u gjetën fidanët dhe bimët narkotike.

A.M. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën  veprave penale kundër narkotikëve dhe dhunë në familje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Kultivmi i bimëve narkotike"dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 284 dhe 278/4 të Kodit Penal.