Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, në vendin e quajtur Ktismata në zonën e Kakavijës dhe pranë kufirit të gjelbër.

Policia bën me dije se ai u pikas ndërsa po i printe një grupi njerëzish që po ecnin në këmbë dhe mbartnin çanta udhëtimi.

17-vjeçari u ndalua ndërsa të tjerët braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi drejt territorit shqiptar.

Policia sekuestroi 94 paketa që përmbanin 164,6 kg kanabis, si dhe 158 fishekë automatiku kallashnikov.

Departamenti i sigurisë së  komisariatit të Janinës po vazhdon hetimet për identifikimin edhe të bashkëpunëtorëve, ndërsa 17 vjeçari do të dërgohet në prokurori.