ITALI, 8 maj 2013– Seanca e parë në gjykatë u zhvillua në mëngjes për pronarin, tani ish-pronarin e barit Camelot në Alseno.
Bëhet fjalë për shqiptarin Dajmamir Ushima, 42-vjeçar i akuzuar për ndihmë- inkurajim prostitucioni, me përfshirjen dhe të trafikimit të një të miture, dhe shitjen e drogës, në veçanti kokainë. I akuzuari ishte i pranishëm në seancë, dhe që nga 18 tetori i vitit të kaluar ai ishte nën arrest shtëpiak.
Në seancën e parë ishte 'prokurori Antonio Colonna i aktakuzës, i cili ka kërkuar dëshmi, si "përgjimet telefonike dhe filmat e zbuluar nga policia në Fiorenzuola.
Për akuzat e prostitucionit praktika 'u dërgua tek prokurori kompetent i Bolonjës.
'Seanca e ardhshme është planifikuar të zhvillohet në datën 11 korrik.
Ferdinando Nicola Di Martino, 34-vjeç banues në Torre Annunziata, konsiderohet si "krahu i djathtë" i shqiptarit në menaxhimin e trafikut të drogës, i cili tashmë është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për posedim dhe trafikim drog. Gjithashtu denoncoi dhe shtatë shqiptarë të tjerë, në mes të 22 dhe 34 vjeç për posedim të drogës.
Sondazhi i quajtur "Artù", filloi në dhjetor të 2011-ës dhe u zgjerua nga një vëzhgim i bërë në afërsi të barit, që gjendet në rrugën Emilia në Parma.
Kur policia ka kuptuar prurjet dhe dërgimet, ka thelluar hetimet e mëtejshme, duke përdorur kamerat dhe përgjimet. Duke marrë një llogaritje të përgjithshme janë përmendur rreth 400 gr kokainë të shitura në dy muaj. Por puna nuk përfundonte me mbylljen e lokalit. Pasi ulej qepeni, fillonte një rrëmujë e re, këtë herë i prostitutave që shqiptari i njihte mirë, dhe menjëherë fillonin të merrnin pjesë në eksperiencat seksuale me disa klientë të cilët vetë ai u kujdeste për t'i akomoduar në ambientet e lokalit me një përqindje e çmimit të shërbimeve. Në një mbrëmje arkettonte diçka tek 500 euro dhe jo rrallë ai u ofronte drogë grave prostituta. Ndërhyrja e policisë ka lejuar që ai ti nënshtrohet raundit të ballafaqimit të drogës dhe prostitucionit.
Nuk ka munguar asgjë që pastaj pronari i Camelot të quhet: shpërndarës droge gjatë ditës dhe menaxher i një "bordello" të vërtetë gjatë natës.
Ai u mundua të justifikonte veten "për të ringjallur fatin e lokalit." Për të nuk kanë më dobi justifikimet. Policia operative e Fiorenzuola ka zbuluar se shqiptari kishte filluar një lulëzim brenda lokalit, kokaina që ka të bëjë me klientët të cilët vinin nga Valdarda, por edhe nga Piacenza, Fidenza dhe Salsomaggiore. Dhe, sapo mbyllej lokali, hapej dera për prostitutat italiane dhe të huaj për takime seksuale me klientët e të gjitha moshave. Organizimi i tyre bëhej nga personi në fjalë. Por më parë, ai kishte testuar personalisht artet e grave amatore, duke përfshirë të miturit, dhe gjithashtu vajza nga Valdarda që në këto kohë krize, ata kishin nevojë për sorollatje.





