ITALI, 17 prill 2013– Një kilogram kokainë është gjetur e fshehur gjysëm metri nën tokë. 

Gjashtë shqiptarë, të gjithë të dyshuar, përfunduan në pranga.

Ky është rezultat i një operacioni të kryer nga Skuadra  Mobile e  Trevisos. 

Cilësia e drogës që është gjetur në fakt të bën të mendosh se gjashtë shqiptarët janë pjesë e një organizate të madhe. 

Kokaina e  konfiskuar ka një vlerë prej rreth 50,000 € e cila e hedhur ne tregun me pakicë mund të shkojnë deri në 100.000 euro. 

Dyshimi është se pluhuri i bardhë ishte i destinuar  për një klasë të lartë klientele  në Veneto dhe Trentino Alto Adige.

Kokaina u gjet e fshehur në kopshtin e një puntori, i cili pak ditë më parë ishte në ndjekje nga policia për vjedhjen e një dyqani të vogël disa vite më parë.