Pak ditë pasi policia kapi 15 tonë drogë në Llakatund të Vlorës, sot uniformat blu kanë arritur të kapin 300 kilogramë të tjera në fshatin Grabian.
Në kuadër të operacionit të koduar “Java”, policia gjeti të fshehur dhe sekuestroi në një pjesë toke (ullishte) 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.
Në pranga ka përfunduar edhe poseduesi i lëndës narkotike, 52-vjeçari Agron Danaj.
Ndërkohë, Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë zonën me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.





