Policia italiane e Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Velarium”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 27 persona nën akuzën e trafikut të drogës, grabitjes, dhunës, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtje pa leje e tentativë vrasjeje.
Të arretuarit janë shtetas italianë, shqiptarë e afrikano veriorë. Ndaj 23 prej tyre është lëshuar udhri i arrestimit me burg, ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhri i arrestit shtëpiak.
Mediet italiane raportojnë se hetimet e operacionit “Velarium”, kanë nisur pas ngjarjes së 29 shtatorit 2015, kur në një lokal në Monza dy shqiptarë tentuan të vrasin duke e plagosur me thikë një tjetër shtetas shqiptar.
Investigimet zbardhën se motivi i kësaj tenative vrasjeje ishte kontrolli i trafikut të kokainës e i çdo lloji tjetër droge, në territorin e komunave Monza, Brugherio e Lissone.
Përgjatë këtij operacioni janë kontrolluar 11 banesa e janë vënë nën hetim 40 persona.





