Policia greke ka vërë në pranga një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Autoritetet fqinje ndoqën automjetin tip “BMW” me të cilin vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaluan në zonën e Gorgomilos, në Prevezë.
Brenda në automjet u gjetën dhe sekuestruan 29 pako me 41 kg 252 gramë marijuanë. Gjithashtu, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan edhe 1300 euro, 1000 lekë shqiptare si dhe 2 celularë.
Mjeti tip “BMW” me të cilin lëvizte, në fakt i përkiste një shqiptari tjetër, i cili gjithashtu u shpall në kërkim. Nga verifikimet e policisë rezultori se ndaj të arrestuarit shqiptar, kishte dy urdhër-arreste, një për tentativë vrasje si dhe një për trafik droge, si dhe një dënim nga Gjykata e Athinës me 27 muaj burg për armëmbajte pa leje dhe goditje me armë.





