Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy nga tre personat që tentuar të fusnin drogë me dron në ambjentet e burgut të Shënkollit.

Në burg janë lënë shtetasit Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, ndërsa ndaj shtetasit Xhulio Kola u dha masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Pak ditë më parë, policia evidentoi një dron, që ishte duke lëvizur mbi ambjentet e burgut.

Pas uljes së dronit policia gjeti dhe sekuestoroi në trup të dronit 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.