1gusht 2015 – Një mënyrë e re e trafikut të lëndëve narkotike është zbuluar dhe ka nisur të funksionojë. Me anë të tullumbaceve me helium, ato nisen nga një shtet dhe përfundojnë në tjetrin. Policia italiane ka zbuluar pak ditë më parë një rast të tillë në Siçili, duke zbuluar 15 kg hashash.
Njoftimin e bënë plazhistët, të cilët panë diçka të çuditshme që pluskonte në ujë, por pa e ditur se çfarë është. Policia konstatoi se tullumbacet kishin humbur gazin dhe ranë poshtë, por pa u fundosur. Dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria për në Itali, por nuk ka të dhëna të sakta për ta provuar këtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/