Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë në prangat e policisë italiane, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shtetasi shqiptar rezuton një person me precedent të mëparshëm dhe u arrestua nga policia pasi i gjetën në makinë dy kilogramë kokainë të ndara në dy pako me nga një kilogramë drogë secila.

Pas një kontrolli të imtësishëm në automjetin e të arrestuarit u gjet lënda narkotike me vlerë deri në 100.000 euro.