Policia italiane ka shkatërruar bandës e trafikut të drogës mes Shqipërisë, Puglias e Messinës.

Në sajë të një aksioni të Guardia di Finanzas janë arrestuar 9 persona, 8 italianë dhe një shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua 5 kg hashash dhe rreth 50 gramë kokainë, të gjetura në  bagazhet e nje shoqerie private.

Sipas hetimeve, banda drejtohej nga një grua dhe dy vëllezërit e saj. Ata shfrytëzonin korrierët besnikë, që përdorinin linjat e autobusëve Puglia në Messina, duke kaluar ngushticën me anije.

Pasi arrintë në destinacion, droga u dorëzohej trafikantëve të tjerë vendas. Llogaritet se trafiku i drogës kapte vlerën 500 mijë euro.