SHBA, 21 mars 2013– Është gjetur një sasi marihuane në njërin nga autobusët e turneut, ‘Diamonds Ëorld Tour’ të këngëtares Rihanna.
Dhjetë makina, të cilat janë pjesë e turneut të këngëtares po kalonin kufirin mes Amerikës dhe Kanadasë, i janë nënshtruar kontrollit nga policia kufitare. Kontrolli rutinë evidentoi se në njërin nga autobusët disa nga anëtarët e personelit të këngëtares kishin një sasi marihuana me vete.
Rihanna nuk ishte prezente në asnjërin nga autobusët, por droga është gjendur tek disa pjesëtarë të ekipit të gjerë që është angazhuar për turneun e yllit të ‘Diamonds’.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





