Një grua dhe burri i motrës së saj u arrestuan pas një operacioni antidrogë të koduar “Kunati”.

Sasi prej 21 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza, në Tiranë, të mbjellura në mes të një kopshti me misër.

Ndërkohë në pranga nga efektivët e komisariatit nr. 4 kanë rënë dhe Ndriçim Kuka, 39 vjeç burri i motrës së Bukurijes.

Është sekuestruar dhe një armë zjarri tip pushkë dhe një pistoletë shenjëdhënëse me një fishek.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.