Shërbimi i burgjeve ka zbuluar disa doza droge që hynë në burgun e Fierit, e fshehur në disa objekte. 13 doza kanabisi ishin fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar në burg përmes postës.
Kjo porosi ishte për të burgosurin Kristo Dingo, i dënuar për vjedhje me dhunë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.





