TIRANE, 19 shkurt 2013–  Arrestohet pasi tentoi të fuste drogë në burg gruaja e Arben Shtëmbarit dhe motra e Martin Shekos.

Policia ka bërë me dije se shtetasja Laura Sheko tentoi t’i futë hashash në burg, të shoqit dhe vëllait të saj, Martin Sheko.

Të dy personat mbahen në burgun 313, ku Sheko kishte shkuar për takimin e radhës. Gjatë kontrollit policia zbuloi disa doza hashashi të fshehura në rrobat e gruas.

Dozat e drogës dyshohet se ishin destinuar për familjarët e saj të afërt.

Arben Shtëmbari, bashkëshorti i Laurës, u arrestua në maj të vitit të kaluar në kuadrin e operacionit “Hidra”, bashkë me katër persona të tjerë, operacion gjatë cilit u sekuestrua  një gomone dhe 100 kg lëndë narkotike.

Kunati i tij, Martin Sheko, u arrestua si një person shumë i rrezikshëm në shkurt të këtij viti, si pjesë e një bande italo-shqiptare.