Katër të rinjë janë arrestuar nga policia pasi u kapën me 1 kg kanabis sativa. Në prangat e policisë së Korçës ranë shtetasit: Marius Avdi, 24 vjeç, Bledi Avdi, 27 vjeç, të dy banues në Pojan, Denis Xhika, 29 vjeç dhe Lazjan Çifligu, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Kolonjës" gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit tip “BMW” me targë AA 469 EF, me drejtues shtetasin Marius Avdi dhe pasagjer shtetasin Bledi Avdi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.