Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 30 kg marijuanë në makinë. 

“Ansa” shkruan se agjentët e antidrogës i gjetën shqiptarit në banesë edhe 5 mijë euro që ai i kishte fshehur mes ushqimit të ngrirë në frigorifer.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, jetonte në Regina Margherita, ndërkohë që familja nuk e tij nuk ishte në dijeni për veprimtarinë e tij.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e furnizoi shqiptarin me drogë.