Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë natës së djeshme 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre u sekuestru një sasie lënde narkotike e llojit kanabis.
Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet F. L., 41-vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse si dhe K. H., 28-vjeç, G. B., 46-vjeç dhe J. B., 36-vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete përkatëse në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve : A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve përkatëse me të cilin këta shtetas qarkullonin në kohë dhe vende të ndryshme, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. L., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. H., 28 vjeç, G. B., 46 vjeç dhe J. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete përkase në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





